Zehra Melek Çat,Ali Kemal Akan
10 Mars 2017•Përditësim: 11 Mars 2017
ERZURUM (AA) – Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus deklaroi se rrëzimi i helikopterit të premten në Stamboll, ku si pasojë humbën jetën pesë persona, është shkaktuar nga mjegulla, raporton Anadolu Agency (AA).
Helikopteri i tipit Sikorsky, i cili ishte nisur nga aeroporti Ndërkombëtar Ataturk në Stamboll, u rrëzua gjatë paradites së sotme në lagjen Büyükçekmece në pjesën evropiane të Stambollit.
“Fatkeqësia ndodhi si pasojë e mjegullës, ku helikopteri u përplas në kullë”, sqaroi Kurtulmush, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Erzurum.
Ai tha më tej se bëhet fjalë për një rast tragjik në të cilin jetën e kanë humbur edhe shtetas të huaj, ndërkohë që dërgoi ngushëllime në adresë të familjeve të të vdekurve.
Rikujtojmë se në helikopter kishte gjithsej shtatë persona, nga të cilët dy pilotë, si dhe shtetas të huaj.
Helikopteri u rrëzua në rrugën E-5, e cila çon në qytetin perëndimor Edirene, duke u shkatërruar.