Nilay Kar,Fatih Hafız Mehmet
12 Qershor 2019•Përditësim: 12 Qershor 2019
Dy ushtarë turq, të cilët u plagosën në një përleshje të armatosur me terroristët në lindje të Turqisë iu nënshtruan plagëve të marra, njofuan burime nga forcat e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbrëmë, katër ushtarë turq u lënduan në një shkëmbim zjarri me terroristët në provincën Tunceli, thonë burimet, të cilët flasin në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t'u deklaruar për mediat.
Ushtarët e plagosur u dërguan me shpejtësi në spitalin shtetëror në Tunceli, ku dy prej tyre iu nënshtruan plagëve.
Bëhet e ditur se akoma po vazhdon operacioni kundër terroristëve në zonë.
Burimet nuk specifikuan emrin e grupit terrorist, por në provincën Tunceli më herët kanë ndodhur akte terroriste nga organizata terroriste PKK apo nga grupe terroriste majtiste.
Organizata PKK, që është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së, në ekspeditën e saj terroriste 30 vjeçare kundër Turqisë është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.