Fatih Hafız Mehmet
12 Qershor 2019•Përditësim: 13 Qershor 2019
Forcat turke të sigurisë neutralizuan të paktën katër terroristë të PKK-së dhe në një operacion të veçantë arrestuan 10 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia turke sot herët në mëgjes arrestoi 10 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH.
Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve të njëkohshme policore në 19 njësi banimi në qendër të Adanës.
DEASH mori përgjegjësinë për një numër sulmesh terroriste në Turqi gjatë viteve të fundit, si pasojë e të cilave u vranë mbi 300 njerëz.
Në të njëjtën kohë, forcat turke të sigurisë zhvilluan një operacion gjithëpërfshirës anti-terrorist në lindje të vendit dhe neutralizuan të paktën 4 terroristë të PKK-së.
Ministria turke e Mbrojtjes tha se operacioni është kryer në shpatet e malit Tendurek të provincës Van dhe se gjithashtu në të kanë marrë pjesë edhe forcat ajrore turke.
PKK është një organizatë separatiste që është në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA-të. Gjatë fushatës së saj tre dekadashe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë së paku 40 mijë njerëz.