Ömer Ürer
02 Prill 2016•Përditësim: 03 Prill 2016
MARDIN (AA) - ÖMER ÜRER - Ndërkohë që në qytezën Nusaybin të Mardinit vazhdojnë pa ndërprerje operacionet anti terror, në kufirin me Sirinë në këtë rajon masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni për heqjen e barrikadave dhe asgjesimin e kurtheve me lëndë eksplozive të ngritura nga organizata terroriste PKK është duke vazhduar pa ndërprerje në Nusaybin të Mardinit. Këto operacione nisën më 14 mars të këtij viti dhe synojnë qetësinë dhe sigurinë e banorëve të këtij qyteti.
Ndërkohë që në qytet vazhdojnë operacionet pa ndërprerje në kufirin me Sirinë në këtë rajon masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë. Forcat e sigurisë së Turqisë ruajnë këtë vijë kufitare 24 orë në ditë. Vija kufitare e cila gjatë ditës ruhet me kamera termale, gjatë natës monitorohet me kamera të cilat mundësojnë shikimin në errësirë.
Ndërkohë që autoblindat janë vazhdimisht në lëvizje, topat të tipit Obus janë vazhdimisht në gatishmëri për mbrojtje në rast të një sulmi të mundshëm.