Tutku Şenen
28 Nëntor 2016•Përditësim: 28 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Katër terroristë të DEASH-it janë vrarë në orët e fundit gjatë operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit” që po zbatohet në territorin e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e armatosura turke njoftuan të hënën se Ushtria e Lirë Siriane (ULS) mori kontrollin e fshatrave Khaliliyah, Ajami, dhe Shabviran.
Gjatë sulmit ajror, avionët turq kanë shkatërruar katër ndërtesa të përdorura nga terroristët e DEASH-it.
Ofensivën e zbatojnë forcat opozitare siriane, ndërsa në pajtim me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje i mbështesin edhe forcat turke, si dhe koalicioni ndërkombëtar për luftë kundër DEASH-it.
Nga fillimi i ofensivës deri më sot nga terroristët e DEASH-it është çliruar një hapësirë së paku 1.800 kilometra katrorë, me 215 vendbanime në vijën kufitare veriore të Sirisë.