Vedat Yücebaş
28 Nëntor 2016•Përditësim: 29 Nëntor 2016
BURSA (AA) - Kryetari i Shoqatës për Bashkëpunim dhe Kontakt të Vazhdueshëm në Ballkan, Ali Sait Adiloglu ka deklaruar se “Pritjet tona kryesore janë që zgjedhjet në Maqedoni që do të mbahen më 11 dhjetor të përfundojnë në interes të vendit dhe ku të përfshihen të gjitha elementet etnike në vend”, duke shtuar se synojnë që marrëdhëniet me Maqedoninë ti përforcojnë akoma më shumë, raporton Anadolu Agency (AA).
Adiloglu në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se si shoqatë kanë identifikuar se nuk ekzistojnë dallime serioze ndërmjet qytetarëve të cilët jetojnë ne vendet e Ballkanit dhe se ndarjet të cilat i nxisin politikanët nuk gjejnë përgjigje tek qytetarët.
Duke kujtuar se që nga viti 1990 në Maqedoni për së katërti herë do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se zgjedhjet e fundit parlamentare në vend janë organizuar në vitin 2014, Adiloglu uroj që pas 11 dhjetorit në vend të formohet një qeveri jetëgjatë e cila do ta dërgojë vendin aty ky e meriton.
Duke theksuar se nuk kanë përfunduar me aktivitetet për Maqedoninë dhe vendet e tjera të Ballkanit Adiolgu u shpreh:
“Maqedonia çdo herë ka qenë vend i rëndësishëm për Turqinë. Veçanërisht atje kemi familjarë turq, shqiptar, boshnjak dhe grupe të tjera etnike. Edhe me popullin maqedonas kemi një miqësi të bazuar në një të kaluar 600 vjeçare. Pritjet tona kryesore janë që zgjedhjet në Maqedoni që do të mbahen më 11 dhjetor të përfundojnë në interes të vendit dhe të përfshihen të gjitha elementet etnike në vend. Natyrisht, ne nuk kemi qëllim të përzihemi në punët e brendshme të Maqedonisë ose të ndikojmë në procesin e zgjedhjeve. Të vetmen gjë të cilën ne duam është që ata të jenë bashkë.”
Ali Sait Adiloglu në fund ka shtuar se pavarësisht rezultatit që do të dalë nga zgjedhjet, ata do të bëjnë shumë më tepër përpjekje që marrëdhëniet e tanishme me Maqedoninë ti përforcojnë akoma më shumë.