Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
20 Korrik 2020•Përditësim: 20 Korrik 2020
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka zhvilluar një takim trepalësh në Ankara me ministrin e Punëve të Brendshme të Libisë, Fathi Bashagha, dhe ministrin e Sigurisë Kombëtare të Maltës, Byron Camilleri, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri libian dhe ai maltez qëndrojnë në Turqi në një vizitë zyrtare pas një ftese nga Ankaraja.
Para takimit të përbashkët, Akar zhvilloi takimeve të ndara me të dy ministrat.
Sipas burimeve, gjatë takimit trepalësh është diskutuar bashkëpunimi rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe përpjekjet për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe paqen.
Libia është shkatërruar nga një luftë civile që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011.
Qeveria e saj e re, e kryesuar nga kryeministri Fayez al-Sarraj, u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (OKB).
Megjithatë, përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate deri më tani kanë dështuar për shkak të sulmeve ushtarake të vazhdueshme nga komandanti luftarak puçist, Khalifa Haftar, me bazë në lindje të Libisë.