Fahri Aksüt
20 Korrik 2020•Përditësim: 21 Korrik 2020
Forcat Turke të Sigurisë "neutralizuan" tre terroristë të PKK-së në veri veri të Irakut, në afërsi të kufirit turk, gjatë veprimtarive të zbulimit dhe mbikëqyrjes, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një deklarate, nga ministria njoftojnë se terroristët u “neutralizuan” në rajonin Zap në një operacion të mbështetur nga ajri.
Autoritetet turke shpesh përdorin termin "të neutralizuar" me çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.
"Turqia me vendosmëri do të vazhdojë me operacionin e saj antiterrorist kundër grupit terrorist PKK", thuhet në njoftim.
Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afro 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.