Hamdi Dindirek,Ali Cevahir Aktürk,Ümit Türk
01 Prill 2025•Përditësim: 01 Prill 2025
Për shkak të mjegullës në disa rajone të Istanbulit, majat e ndërtesave të larta janë bërë të padukshme, raporton Anadolu.
Mjegulla është bërë efektive në orët e para të mëngjesit në disa rajone të megaqytetit.
Për shkak të mjegullës veçanërisht efektive në rajonin e Bosforit midis urës "Fatih Sulltan Mehmet" dhe urës "Yavuz Sultan Selim", pjesët e sipërme të ndërtesave të larta u mbuluan nga mjegulla dhe u bënë të padukshme.
Gjithashtu mjegulla u bë efektive pjesërisht në urën "Fatih Sulltan Mehmet" ndërsa mbuloi një pjesë të madhe të urës "Yavuz Sultan Selim".
Sërish nga mjegulla u mbuluan edhe disa nga ndërtesat në kodrën Çamlica dhe rrethinat e saj. Nga mjegulla që ka mbuluar disa pjesë të kupolës së Xhamisë së Madhe (Büyük Çamlıca), kanë mbetur të zbuluara vetëm minaret dhe disa zona të kubesë (kupolës).
Drejtuesit e mjeteve u detyruan të lëviznin në mënyrë të kontrolluar në trafik për shkak të mjegullës që zvogëloi dukshmërinë në disa zona.