Emre Umurbilir
25 Shtator 2015•Përditësim: 25 Shtator 2015
IZMIR (AA) - Emre Umurbilir - Profesioni i vëllezërve Ozgorkey nga Izmiri, të cilët nga viti 2002 filluan me mbledhjen e makinave të vjetra dhe në gjendje shumë të keqe, rezultoi me hapjen e muzeut në të cilin ndodhen 130 makina klasike dhe 40 motorë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Njëri nga vëllezërit Murat hapi muzeun Key, ku për AA tha se historia filloi në vitin 2002, kur vëllai i tij Selim filloi mbledhjen e markave të vjetra të makinave.
Vëllezërit blejnë modelet e vjetra të makinave luksoze të markave të njohura, më pas i rinovojnë ato dhe i ekspozojnë. Sipas fjalëve të Murad-it, ata shijojnë kënaqësi në këtë profesion, kështu që çdo ditë është rritur numri i makinave, që është dashur "përsëri të kthehen në jetë".
Kështu, ata vendosën që të hapin një muze si diçka të re në ofertën kulturore dhe turistike të Izmirit. Në fillim të verës të këtij viti u plotësua dëshira e tyre. Ata punojnë në parimin e marrjes së makinave në gjendje shumë të keqe. Në fillim kanë punuar me modele të ndryshme nga Turqia, kurse në shtatë vitet e fundit kanë filluar të importojë disa modele nga jashtë.
"Shumica janë makina që nuk i kemi gjetur në Turqi," tha Murati. Ai vë në dukje se disa makina, pavarësisht vitit, janë në gjendje të mirë.
Duke folur për punën e kryer tek makinat e vjetra, Murat thotë se atyre u nevojiten të paktën gjashtë muaj nëse makinën e rregullojnë nga fillimi.
Prandaj, siç thekson, nuk ishte e mundur që në një periudhë të shkurtër kohore, të mbajnë në një hapësirë një numër të madh të makinave.
"Të gjithë automjetet në muze janë në gjendje të rregullt. Kemi edhe disa në të cilat ende punojmë. Për ta zgjeruar muzeun, planifikojmë hapjen edhe të disa pjesëve. Kemi ide të ndryshme të cilat planifikojmë që t'i realizojmë në të ardhmen e afërt", tha Murat.
Si shumë fëmijë ashtu edhe Murati hero të fëmijërisë së tij kishte Batman-in. Atëherë, siç thotë, kishte një Batmobile lodër. Ndjehet krenar, shpjegoi ai, që ka një nga kopjet e Batmobile, që është përdorur në filmin "Batman", në vitin 1966.
Muzeu posedon 130 automjete dhe 40 motorë të prodhuara nga viti 1800 deri në 2011. Në mesin e modeleve të ndryshme janë edhe modelet e para të markave BMW, Mercedes-Benz, Cadillac, Ford dhe Porsche.