Mehmet YAVAŞ,Hanife ERDİNÇ
25 Shtator 2015•Përditësim: 25 Shtator 2015
ÇANAKALA (AA) - Në rajonin Ayvacik të qytetit Çanakala të Turqisë janë ndaluar 472 emigrantë ilegalë nga Siria, Afganistani, Burma dhe Eritrea të cilët ishin përgatitur të kalonin në mënyrë ilegale në ishullin Lesbos të Greqisë, raporton Anadolu agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se ekipet e xhandarmërisë së Komandës së rajonit Ayvacik pasi kishin mësuar për prezencën e emigrantëve ilegal ndërmorën operacione në 3 pika të ndryshme.
Në operacionin e ndërmarrë në një rajon malor dhe në breg të detit u ndaluan 472 persona nga Siria, Afganistani, Burma dhe Eritrea duke përfshirë mes tyre edhe gra e fëmijë.
Gjithashtu theksohet se në operacion u konfiskuan një numër i madh gomonesh, motorë të gomoneve, lopata dhe jelekë shpëtimi si dhe janë ndaluar 3 persona si të dyshuar për organizimin e kalimit ilegal.
Emigrantët ilegalë pas procedurave të deklaratave janë dërguar në stacionin e xhandarmërisë Behramkale.