Mehmet Yavaş
19 Shkurt 2016•Përditësim: 19 Shkurt 2016
ÇANAKALE (AA) - Në qarkun Ayvacık të qytetit veriperëndimor të Turqisë, Çanakale, ndalohen 73 shtetas të huaj të cilët kanë tentuar që në mënyrë ilegale të kalojnë në ishullin Lesbos të Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, ekipet e komandës së xhandarmërisë të qarkut pas një denoncimi kanë bërë kërkime në bregdetin e fshatit Büyükhusun.