Fatih Çakmak
19 Shkurt 2016•Përditësim: 20 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, në rrugën “Merasim” ku ndodhi sulmi terrorist në Ankara ka vendosur karafila dhe ka kryer lutje për dëshmorët e rënë, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoğlu pasi ka marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes drejt vendeve të tyre të trupave të personave që humbën jetën në sulm dhe të cilët ndodheshin në Akademinë Mjekësore Ushtarake Gülhane (GATA), bashkë me ministrat është drejtuar në rrugën “Merasim” i cili lidh bulevardet “İnönü” dhe “Dikmen”.
Kryeministri turk, në vendin e shpërthimit ka vendosur 28 karafila dhe ka kryer lutje për dëshmorët që humbën jetën në sulmin terrorist.
Gjithashtu në vendin e shpërthimit kanë vendosur karafila edhe ministri i Brendshëm, Efkan Ala dhe ministri i Mbrojtjes, İsmet Yılmaz të cilët shoqëronin kryeministrin Davutoğlu.
Ndër të tjera theksohet se vendi i ngjarjes ende është i rrethuar dhe i bllokuar për trafikun, ku edhe ekipet e sigurisë vazhdojnë punimet e tyre në këtë rajon.
Ndër të tjera është vërejtur se në vendet ushtarake mbi rrugën “Merasim” janë vendosur famuj të mëdhenj turk.