Meltem Bulur
17 Tetor 2016•Përditësim: 17 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, ka vizituar Bagdadin për të vlerësuar zhvillimet e fundit në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se një delegacion nga Turqia në krye me nënsekretarin e Ministrisë së Jashtme, Ümit Yalçın, në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, do të zhvillojë bisedime me zyrtarët vendas.
Në bisedime, pritet që të trajtohen çështjet si gjendja e forcave turke në Kampin Bashika, operacioni kundër organizatës terroriste DEASH në Musul dhe çështjet rajonale të cilat janë në interes të të dyja vendeve.