İdris Okuducu,Hemn Baban
09 Shkurt 2016•Përditësim: 10 Shkurt 2016
ERBIL (AA) – Shefi i Sektorit për Çështje të të Krishterëve në Ministrinë e Çështjeve Fetare të Vetëqeverisjes Lokale në veri të Irakut, Halir Albert pohon se për shkak të konflikteve dhe terrorizmit, 80 përqind e të krishterëve e kanë braktisur Irakun që nga viti 2003, raporton Anadolu Agency (AA).
“Gjatë 12 viteve të fundit në mënyrë evidente është pakësuar numri i banorëve të krishterë në Irak. Shumica e të krishterëve për arsye sigurie patjetër është dashur që të braktisin shtëpitë e tyre, veçmas në Mosul dhe të shkojnë në Evropë. Vlerësojmë se 80 përqind e popullatës së krishtere ka braktisur Irakun”, tha Albert për AA.
Ai thekson se 180.000 të krishterë kanë lënë Mosulin kur këtë qytet para dy viteve nën kontroll e morën terroristët e DAESH-it, Alebert thekson se këta njerëz kanë ikur në Kerkuk dhe Bagdad, ndërsa një e treta e tyre në Evropë, ka ikur në Turqi, Jordani dhe Liban.
Albert edhe më tej pohon se në Mosul momentalisht jetojnë 68 të krishterë, kryesisht popullatë e moshuar dhe se janë të detyruar që t’i paguajnë tatim DAESH-it. Ai thekson se e gjitha prona krishtere në Mosul është në duart e DAESH-it, ndërsa shumica e shtëpive të cilat familjet krishtere i kanë braktisur shërbejnë si objekte ushtarake për terroristët.