Sarp Özer
08 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
MARDIN (AA) - Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse të vendosur nga terroristët në rajonin Nusaybin të qytetit Mardin në Turqi 2 ushtarë bien dëshmorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rajonin Nusaybin forcat e armatosura dhe të policisë vazhdojnë "operacionin skifteri-7" për mbylljen e gropave të hapura nga terroristët, për heqjen e barrikadave, eliminimin e kurtheve me lëndë shpërthyese artizanale si dhe për rivendosjen e rendit publik.
Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse të vendosur nga terroristët e PKK-së, gjatë operacionit u plagosën 2 ushtarë, të cilët kanë humbur jetën pavarësisht ndërhyrjeve të kryera në spitalin shtetëror Nusaybin.