Zehra Aydın
13 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
ANKARA (AA) - Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka njoftuar se 6 ushtarë kanë rënë dëshmorë gjatë konflikteve me terroristët në rajonin Çukurca të qytetit Hakkari, si dhe 2 pilotë gjithashtu kanë rënë dëshmorë si pasojë e rrëzimit të helikopterit i cili u dërgua në rajon për ndërhyrje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm theksohet se rreth orës 04.50 në bazën Çığlı në rajonin Çukurca të qytetit Hakkari ka patur një konflikt të armatosur me terroristët ku si pasojë kanë rënë dëshmorë 6 ushtarë dhe janë plagosur 8 të tjerë.
Ndër të tjera në deklaratë theksohet se po në rajonin Çukurca në orën 05.50 është rrëzuar si pasojë e një defekti teknik një helikopter i tipit Kobra, ku si pasojë kanë rënë dëshmorë 2 ushtarët pilotë. Theksohet më tej se kanë nisur inspektimet dhe hetimet në lidhje me ngjarjen.