Mehmet Tosun
06 Shkurt 2017•Përditësim: 06 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Nga Ministria e Brendshme e Turqisë njoftohet se në kuadër të operacioneve në shkallë të gjerë të kryera përgjatë javës kundër organizatës terroriste DEASH janë ndaluar 820 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga ministria theksohet se bashkë me operacionet ditën e djeshme në 29 qytete kundër DEASH-it, në operacionet e kryera përgjatë javës janë ndaluar në total 820 persona.
Ndërsa në anën tjetër njoftohet se në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste separatiste, forcat e operacioneve speciale të xhandarmërisë, njësitë komando të xhandarmërisë, forcat e operacioneve speciale të policisë dhe forcat tokësore dhe ajrore të Forcave të Armatosura të Turqisë kanë kryer 165 operacione. Si rezultat i operacioneve janë ndaluar 287 persona, të dyshuar se kanë ofruar ndihmë për organizatën terroriste separatiste, nga të cilët 29 prej tyre kanë marrë masën e arrestit.
Gjithashtu është bërë e ditur se është dhënë masa e arrestit edhe për 73 persona nga 701 personat e ndaluar të cilët janë vlerësuar se kanë lidhje me FETÖ-n, ku po ashtu është dhënë masa e arrestit për 21 persona të tjerë të cilët ishin ndaluar për lidhje me organizatat terroriste të majta.
Në operacionet e kryera në të gjithë Turqinë janë kapur 5 terroristë që ndodheshin në kërkim, si dhe janë dorëzuar tek forcat e sigurisë 7 terroristë.