Sarp Özer
14 Maj 2017•Përditësim: 15 Maj 2017
ANKARA (AA) - Në operacionet ajrore të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) kundër organizatës terroriste separatiste PKK në rajonet Zap dhe Sinat-Haftanin, në veri të Irakut, janë neutralizuar 10 terroristë, ndërsa janë shkatërruar 3 depo të armëve dhe 4 strehimore, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga TSK, në veri të Irakut, në Zap dhe Sinat-Haftanin, janë përcaktuar terroristët të cilët ishin në përgatitje të sulmit.
Pas kësaj, në operacionet ajrore të Komandës së Forcave Ajrore, në rajonin Zap janë neutralizuar 2, ndërsa në Sinat-Haftanin 8 anëtarë të organizatës terroriste PKK.
Në operacione gjithashtu janë shkatërruar 3 depo të armëve dhe 4 strehimore.