Özcan Yıldırım
30 Korrik 2017•Përditësim: 30 Korrik 2017
ANKARA (AA) – Në operacionin ajror në rajonet Zap dhe Metina në veri të Irakut, janë shkatërruar 3 depo armësh dhe 2 shpella. Sipas vlerësimeve të para janë neutralizuar 3 terroristë të cilët ishin në përgaditje të sulmeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Aramatosura të Republikës së Turqisë thuhet se dje në orët e mbrëmjes është kryer një operacion nga Forcat Ajrore Turke, pas një vlerësimi të intiligjencës në rajonet Zap dhe Metina të Irakut.
Në operacion ku janë gjuajtur zonat strehimore të identifikuara se i përkasin organizatës terroriste separatiste, janë shkatërruar 3 depo armësh dhe 2 shpella si dhe sipas vlerësimeve të para janë neutralizuar 3 terroristë të cilët ishin në përgaditje të sulmeve.
Pas përfundimit të suksesshëm të detyrës, aeroplanët ushtarakë u kthyen në mënyrë të sigurtë në bazë.