Mehmet Alaca
17 Tetor 2019•Përditësim: 17 Tetor 2019
Nënpresidenti amerikan Mike Pence ka arritur në Turqi për të diskutuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan çështjen e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pence u prit në Aeroportin Esenboğa të Ankarasë nga një grup zyrtarësh, ndërsa delegacioni i tij do të pritet në Kompleksin Presidencial nga ana e presidentit Erdoğan.
Ndërkaq, më herët gjatë ditës në Ankara arriti avioni me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe delegacionin amerikan.
Ndryshe, dje takime në Ankara zhvilloi edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së Robert O'Brien me ministrin turk të Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, atë të Mbrojtjes Hulusi Akar dhe zëdhënësin e Presidencës së Turqisë İbrahim Kalın.