Yeşim Sert Karaaslan
13 Mars 2019•Përditësim: 13 Mars 2019
ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) Ömer Çelik ka dënuar ashpër akuzat dhe sulmet që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i drejtoi ndaj presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
"Janë të padrejta dhe jomorale kualifikimet se presidenti ynë Erdoğan është diktator, por na gëzon neve sepse vijnë nga një racist dhe një njeri i cili edhe shtetasit e vendit të vet i ndan në qytetarë të dorës së parë dhe dorës së dytë", ka thënë Çelik.