Mustafa Hatipoğlu
11 Dhjetor 2015•Përditësim: 12 Dhjetor 2015
STAMBOLL (AA) - Në një operacion të njëkohshëm në 27 adresa të ndryshme kundrejt organizatës terroriste DHKP-C dhe PKK në Stamboll njoftohet se janë arrestuar 13 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e Drejtorisë së anti-terrorizmit dhe ekipet Drejtorisë së Sigurimit Publik të Policisë së Stambollit nisën punimet e tyre për zbardhjen e vjedhjeve dhe grabitjeve me armë të kryera në 6 muajt e fundit nga anëtarët e organizatës terroriste DHKP-C dhe PKK.
Në kuadër të këtyre punimeve ekipet të mbështetura edhe nga forcat speciale dhe helikopterë në orët e mesnatës kryen operacion në 27 adresa të ndryshme në rajonet Şişli, Beyoğlu, Zeytinburnu dhe Fatih. Si rezultat i operacionit u arrestuan 13 persona, mes tyre edhe anëtarë të organizatës terroriste DHKP-C dhe PKK.
Në kontrollet e ushtruara u sekuestruan 2 pushkë shotgan, 3 pistoleta, një numër i konsiderueshëm fishkësh dhe 4 mijë e 500 paketa cigaresh kontrabandë. Procedurat për të dyshuarit në polici janë ende në vazhdim.