Orhan Onur Gemici,Sertaç Bulur
10 shkurt 2018•Përditësim: 11 shkurt 2018
ANKARA (AA) - Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, janë arrestuar 17 anëtarë të organizatës terroriste DEASH, për të cilët është përcaktuar se ishin në përgatitje për të ndërmarrë veprime, pas operacioneve të njëkohshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Si rezultat i punimeve të inteligjencës së Drejtorisë Anti-Terrorit të Ankarasë, është filluar një operacion për kapjen e anëtarëve të organizatës terroriste DEASH për të cilët është përcaktuar se janë në përgatitje për të ndërmarrë veprime.
Në operacionet janë arrestuar 17 terroristë të DEASH-it dhe bëhet e ditur se operacionet do të vazhdojnë.
Së bashku me arrestimin e personave për të cilët theksohet se janë të huaj, janë konfiskuar edhe shumë materiale dixhitale.