Haydar Hadi
13 Dhjetor 2016•Përditësim: 14 Dhjetor 2016
MOSUL (AA) - Ushtria irakiane ka njoftuar për çlirimin e disa fshatrave në Mosul nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për AA, komandanti i Forcave Antiterror të Irakut, Abdulvehap es-Saadi, ka thënë se në kuadër të luftën kundër organizatës terroriste DEASH, ushtria irakiane ka arritur të marrë nën kontroll të plotë rajonin el-Fellah në lindje të Mosulit.
Ai ka konfirmuar se të paktën 50 militantë të DEASH-it janë vrarë si pasojë e këtyre sulmeve.
Ndërsa televizioni shtetëror irakian ka raportuar sot se ushtria irakiane dhe milicët shitë Hashdi Shabi kanë marrë nën kontroll rajonin Eshvall, Huvetle dhe Hysejin Xhuma.
Ndërkohë theksohet se ushtria irakiane është duke përparuar në Fellah, vend ky që njihet si kalaja e DEASH-it.
Mosuli i cili ndodhet rreth 400 kilometra nga kryeqyteti i Irakut, Bagdad, është fortesa e fundit e organizatës terroriste në Irak.