Hasan Esen,Ayşe Sarıoğlu,Erkan Avci
12 Mars 2017•Përditësim: 12 Mars 2017
ROTTERDAM (AA) - Policia holandeze duke përdorur forcën shpërndau turmën e mbledhur në vendin ku mbahet automjeti i ministres së Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia holandeze ka ndërhyrë me shkopinj gome kundër protestuesve në afërsi të Kryekonsullatës së Turqisë në Rotterdam. Gjatë ndërhyrjes ku janë përdorur edhe policët me kuaj është vërejtur se disa qytetarë janë rrëzuar në tokë.
Ndërsa bëhet e ditur se protestuesit në afërsi të automjetit të ministres Kaya të cilët u shpërndanë, vazhdojnë të reagojnë me slogane në fillim të bulevardit.