Diyar Güldoğan
20 Tetor 2022•Përditësim: 20 Tetor 2022
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është nisur për në Azerbajxhan për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të një aeroporti të ri në një rajon të çliruar nga pushtimi armen, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan do të jetë kreu i parë i shtetit që do të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar Zangilan, respektivisht në aeroportin e dytë të Azerbajxhanit në territoret e rifituara nga Armenia gjatë konfliktit të Karabakut të vitit 2020.
Në tetor të vitit 2021, Erdoğan shoqëroi homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, në hapjen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar Fuzuli.
Gjatë vizitës, dy presidentët gjithashtu do të hapin rrugën edhe për projekte të reja për zhvillimin e rajonit.
Më vonë, Erdoğan dhe Aliyev do të zhvillojnë bisedime për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe hapat për të rritur bashkëpunimin. Ata gjithashtu do të shkëmbejnë mendime për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale.
Në fillim të këtij muaji, Erdoğan, Aliyev dhe kryeministri armen, Nikol Pashinyan, zhvilluan një bisedë të shkurtër para samitit të Komitetit Politik Evropian në kryeqytetin çek Pragë.
Pas takimit, Erdoğan tha se Ankaraja dëshiron të përmirësojë lidhjet midis tre vendeve dhe të zgjidhë çështjet e pazgjidhura sa më parë.