Emre Başaran
06 Shtator 2023•Përditësim: 06 Shtator 2023
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua sot me ministrin e Jashtëm algjerian Ahmed Attaf në Kompleksin Presidencial në Ankara, raporton Anadolu.
Në takim i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.
Türkiye dhe Algjeria ndajnë histori të përbashkët dhe lidhje të thella kulturore.
Marrëdhëniet dypalëshe kanë marrë shtysë gjatë viteve të fundit, ndërsa dy vendet nënshkruan Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit në vitin 2006.