Mehmet Tosun
06 Prill 2023•Përditësim: 07 Prill 2023
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar 103 vjetorin e themelimit të agjencisë së lajmeve Anadolu.
Në një mesazh të publikuar me rastin e 103 vjetorit të themelimit të Anadolu-t, presidenti Erdoğan uroi këtë përvjetor, duke theksuar se kjo agjenci e lajmeve ka dëshmuar ndryshimet për rritjen, zhvillimin dhe përparimin që Türkiye ka përjetuar në çdo fushë që nga themelimi i saj.
"Anadolu, e cila ka zënë vend në mesin e agjencive kryesore të lajmeve në botë dhe kryen detyrën për të informuar në mënyrë saktë dhe të plotë popullin tonë dhe opinionin botëror, është bërë edhe adresa e gazetarisë parimore dhe të besueshme. Anadolu krahas burimit njerëzor të kualifikuar që ka përgatitur në fushën e gazetarisë, me investimet e saj në teknologjitë e mediave digjitale dhe me risitë që ka kontribuar në fushën e medias, ajo vazhdon me sukses misionin e saj për ta përçuar zërin e Türkiyes në botë", tha presidenti Erdoğan.
Presidenti turk shprehu bindje se agjencia kombëtare turke e lajmeve "ashtu si dje, edhe sot, edhe nesër, do të vazhdojë të jetë fytyra e bardhë dhe lokomotiva e sektorit të gazetarisë".
"Përkujtoj me mirënjohje ata që kanë kontribuuar në themelimin dhe suksesin e Anadolu-t, kryesisht veteranin Mustafa Kemal Ataturk, si dhe uroj vazhdimin e sukseseve për institucionin dhe të gjithë punonjësit e tij", uroi presidenti Erdoğan.