Kaan Bozdoğan
08 Janar 2020•Përditësim: 08 Janar 2020
Përfundon takimi mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan, u takua me presidentin Putin në Qendrën e Kongresit Haliç, i cili gjendet në Stamboll për ceremoninë e hapjes së tubacionit të gazit natyror Rrjedha Turke, që gazin rus do ta transportojë në Turqi dhe nëpërmjet Turqisë në Evropë.
Takimi kokë me kokë i mbyllur për media zgjati 1 orë 35 minuta.