Gözde Bayar
08 Janar 2020•Përditësim: 09 Janar 2020
Një terrorist i YPG/PKK-së është dorëzuar para forcave turke të sigurisë në Turqinë juglindore, raporton Anadolu Agnecy (AA).
Terroristi, i cili u largua nga zonat e strehimit të PKK-së në Siri, u dorëzua në provincën Siirt të Turqisë, thonë burimet e sigurisë, që kërkojnë të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për prononcim për media.
Burimet gjithashtu thonë se ishin të suksesshme përpjekjet e xhandarmerisë turke për të bindur terroristin që të dorëzohej.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.