Utku Uçrak
03 Tetor 2015•Përditësim: 03 Tetor 2015
MUGLA (AA) - Roja bregdetare turke në zonën detare të qytetit të Fethiye, në jugperëndim të Turqisë ka ndaluar 58 emigrantë të paligjshëm, me origjinë siriane, të cilë përmes këti vendi tentuan të shkojnë në ishujt grekë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë patrullimeve të rregullta të Rojes bregdetare turke është vërejtur një varkë 12 metra e gjatë. Pas kontrollit të anijes është gjetur se emigrantët e paligjshëm, ndër të cilët edhe 17 fëmijë, tentuan që të nëpërmjet Turqisë të shkojnë në ishullin grek Lesbos.
Emigrantët i janë dorëzuar Qendrës për të huaj në mënyrë që më pas të dërgohen në vendin e tyre.