Ali Rıza Akkır
02 Dhjetor 2017•Përditësim: 03 Dhjetor 2017
MUGLA (AA) – Derisa temperaturat e ulta dhe reshjet e borës kanë goditur pjesën më të madhe të Evropës, qytetarët e Fethiye në Mugla të Turqisë janë kënaqur me notin në det, raporton Anadolu Agency (AA).
Temperatura e ujit të detit në dhjetor arrin në 21 gradë, ndërsa qytetarët këtë e shfrytëzuan për të notuar në det teksa të tjerët kënaqen në rrezet e diellit. Ka edhe nga ata që kohën e bukur e shfrytëzojnë për shëtitje në plazh.
Eyyup Karakaya me familje arriti për pushime nga Stambolli. Ai tha se është ndjesi e bukur që në dhjetor mund të notojë në det. Edhe vitin e kaluar në po të njëjtën kohë ka qenë në Fethiye, edhe atëherë po ashtu ishte kënaqur.