Ekip
09 Shkurt 2019•Përditësim: 09 Shkurt 2019
STAMBOLL (AA) - Numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Stamboll tre ditë më parë është rritur në 17, pasi ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupa të tjerë nga rrënojat, njoftoi ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, raporton Anadoli Agency (AA).
Koca, vizitoi spitalin ku trajtohen personat e plagosur nga shembja e ndërtesës në Lagjen Kartal të Stambollit. Ai mori informacione në lidhje me gjendjen e tyre nga doktorët e spitalit.
"Numri i qytetarëve që kemi humbur është rritur në 17", tha Koca në deklaratën për gazetarët.
Ai shtoi se nga 13 persona të plagosur, 7 gjenden në kujdesin intensiv.
Ndërtesa shtatë katëshe në lagjen Kartal të Stambollit u shemb të mërkurën me rreth 30 banorë brenda për arsye ende të panjohura.