Mehmet Tosun
15 Mars 2018•Përditësim: 15 Mars 2018
ANKARA (AA) – Forcat e armatosura turke kryen sulme të ashpra në veri të Irakut, duke shkatërruar strehimore të sapozbuluara të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se mbrëmë janë kryer sulme ajrore në tetë bastione të terroristëve të PKK-së në rajonin malor në veri të Irakut, Hakurk dhe Zap.
Të gjitha objektivat e qëlluara janë shkatërruar.
Organizata separatiste e PKK-së gjendet në listat e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian. Përveç se në Turqi, PKK-ja vepron edhe në veri të Irakut dhe Siri, ku veprojnë degët e PKK-së, PYD/YPG.
Malet Kandil, Gara, Metina dhe Zap ndodhen në veri të Irakut, përgjatë kufirit turko-irakian. Bëhet fjalë për një rajon i cili konsiderohet si djep i lëvizjes terroriste të PKK-së.
Forcat turke zhvillojnë luftë të gjerë kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë dhe në veri të Sirisë dhe Irakut.