Selma Kasap
15 Mars 2018•Përditësim: 15 Mars 2018
ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın deklaroi se Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) nga terroristët e YPG/PKK-DEASH-it kanë çliruar rreth 70 për qind të territorit të Afrinit në aspektin gjeografik dhe se së shpejti pritet edhe çlirimi i qendrës së qytetit sirian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kalın për televizionin TRT Haber deklaroi se forcat turke avancojnë në operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin veriperëndimor të Afrinit, përskaj kushteve të këqija klimatike dhe konfiguracionit malor në këtë rajon.
Duke theksuar se jashtë operacionit duket lehtë, Kalın tha se ushtria turke dhe forcat e opozitës siriane zhvillojnë luftime të ashpra për çlirimin e çdo rruge ndërsa në këtë mbajnë llogari prioritare për mbrojtjen e civilëve në këtë rajon.
Duke theksuar për pushtimin shumëvjeçar terrorist dhe praninë e terroristëve të huaj në Afrin, Kalın tha se terroristët nga ky rajon dëshironin të bënin fortesë sikur në Kandil, mali në veri të Irakut që njihet si djep i organizatës terroriste PKK.
“Me operacionin e 'Degës së Ullirit' ky plan është prishur. Turqia asnjëherë nuk do të lejojë që në kufi të saj të bëhen bastione terroriste dhe kjo lojë është parandaluar edhe në Afrin”, tha Kalın.
Ai paralajmëroi se opinioni në referimin e terroristëve të huaj në Siri mendon vetëm për luftëtarët e tillë në radhët e organizatës terroriste DEASH dhe shtoi se luftëtarët e huaj gjithashtu vepronin edhe në përbërje të grupit terrorist YPG/PKK.
“Këta luftëtarë të huaj kryesisht vijnë nga Evropa. Turqia me të drejtë pyet përse vendet evropiane lejojnë këta tërroristë të vijnë në radhët e YPG/PKK-së”, tha Kalın.