Sefa Mutlu
10 tetor 2015•Përditësim: 10 tetor 2015
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka anuluar të gjitha programet e tij të sotme në Stamboll, për shkak të dy shpërthimeve të ndodhura në kryqytetin e vendit, Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga ana tjetër edhe Kryeministri i vendit, Aahmet Davutoğlu ka anuluar për 3 ditë zhvillimet e mitingjeve të cilat organizohen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Turqi më 1 nëntor.
Burimet e autoriteteve policore të Turqisë thanë se shpërthimet kanë ndodhur përpaara pikës së kontrollit të ngitur nga policia për mbarëvajtjen e marshimit të sotëm i cili pritej të organizohej në Ankara.
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA në terren, në zonën ku ndodhet stacioni i trenit të kryeqytetit, rreth orës 10:00 sipas orës lokale ka ndodhur dy shpërthime të njëpasnjëshme. Në vendin e shpërthimit ku ka të vrarë dhe të plagosur janë dërguar një numër i madh ambulancash dhe personeli shëndetësorë.
Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka pohuar se menjëherë pas shëprthimit ambulancat dhe ekipet mjekësore kanë qenë në vend ngjarje.