Sevil Çelik
01 Nëntor 2015•Përditësim: 01 Nëntor 2015
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka votuar në shkollën fillore, Saffet Çebi, në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas votimit Presidenti, Erdoğan ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për mediat e pranishme në këtë shkollë.
Erdoğan duke dhënë një mesazh për këtë ditë tha se: "Të gjithë do të respektojmë përfundimin që do të vendoset nga vullneti popullorë. Turqia ka bërë shumë përparime në rrugën e demokracisë. Me zgjedhjet e sotme do ta tregojmë edhe njëherë këtë përparim demokratik që kemi arritur deri më tani".