Can Erözden
19 Prill 2019•Përditësim: 22 Prill 2019
Një biznesmen turk, i cili në muajin mars fitoi procesin gjyqësor kundër prodhuesit të famshëm britanik të veturave për shkak të dështimit të motorit, ka dorëzuar padi në zyrat e Bashkimi Evropian (BE), bën të ditur një organizatë joqeveritare në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Asociacioni Ndërkombëtar i Diplomatëve thonë se Engin Yakut, pronar i automjetit me të meta Range Rover Vogue, pasi fitoi betejën disavjeçare gjyqësore, në peticionin e tij pohon se mijëra modele të veturës së njëjtë në Turqi kanë të njëjtin problem me motorin.
Nga asociacioni bëjnë me dije se Yakut ka dërguar lëndën e tij në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, Komisionit Evropian, Parlamentin e BE-së, si dhe në organin e BE-së për konkurrencë.
Në vitin 2013, Yakut bleu automjetin luksoz nga Land Rover të tipit Range Rover Vogue për 170.000 euro, por për shpejt kohë automjeti u bllokua.
“Kompania Land Rover do të humbasë shumë nga reputacioni nëse refuzojnë të pranojnë fajin. Menaxheri ekzekutiv i kompanisë duhet të ketë paraqitje publike rreth kësaj çështjeje dhe (modeli i vitit 2013) Range Rover Vogue të tërhiqet”, tha Yakut, duke shtuar se veturat me të meta të ngjashme të motorit përbëjnë rrezik për sigurinë në trafik.
Yakut kërkoi nga prokurorët evropianë të nisin hetime kundër kompanisë Land Rover pasi aktualisht ka rreth 8.600 automjete që vuajnë nga të metat e njëjta të motorit.
- Beteja gjyqësore e Yakut kundër Land Rover
Yakut bleu një automjetin Range Rover Vogue për 170.000 euro, por për shpejt kohë automjeti u bllokua.
Mekanikët në Borusan Oto, që është distributor i automjetit në Turqi, përpiluan një raport ku për bllokimin i adresohen defektit gjatë prodhimtarisë.
Pasi Yakut nuk mori përgjigje ndaj tre kërkesave drejtuar Land Rover-it që të zëvendësoj veturën, ai dorëzoi padi në Gjykatën për Konsumatorë në Stamboll, ku kërkonte që vetura të tërhiqet nga tregu.
Pasi pa provat e defektit gjatë prodhimtarisë, gjykata në Turqi urdhëroi kompaninë që t’i paguajë kompensim me interes konsumatorit Yakut, por nuk dha urdhër që modeli të tërhiqet nga tregu.