İzzet Mazi
11 Prill 2017•Përditësim: 12 Prill 2017
KILIS (AA) - Disa sirianë të cilët ishin strehuar në qytetin Kilis të Turqisë duke u larguar nga lufta e brendshme në Siri rikthehen në shtëpitë e tyre të cilat tashmë janë pastruar nga organizata terroriste DEASH në saje të operacionit "Mburoja e Eufratit", raporton Anadolu Agency (AA).
Sirianët e detyruar të migronin nga rajoni Al Bab i qytetit Halep të Sirisë për shkak të luftës së brendshme vazhdojnë të kthehen në rajonet të cilat Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e mbështetur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) ka pastruar nga organizata terroriste DEASH.
Afërsisht 100 sirianë në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë që dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre janë dërguar me furgonë dhe autobusë në vendin e tyre pas përfundimit të procedurave.
Siriani Ahmet Husejin në një deklaratë për gazetarët ka theksuar se për shkak të luftës së brendshme kanë qenë të detyruar të largoheshin nga vendet e tyre.
Duke vënë në dukje se kanë ndërprerë kontaktet me shumë prej të afërmeve që ndodhen në Siri, Husejin ka treguar se kanë vendosur të kthehen në rajonin Al Bab për shkak se ai tashmë është pastruar nga organizatat terroriste.