Sibel Uğurlu
15 Tetor 2017•Përditësim: 16 Tetor 2017
ANKARA (AA) – Personat e plagosur në sulmin vetëvrasës të së shtunës në Mogadidhu të Somalisë, do të transferohen në spitalet në Turqi, ku do të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor, raporton Anadolu Agency (AA).
Lajmi është konfirmuar të dielën nga zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, i cili e ka njoftuar përmes një publikimi në Twitter.
"Një avion ushtarak mjekësor është nisur sot për të ofruar ndihmë mjekësore dhe i njëjti do të sjell në Turqi (nga Somalia) njerëzit e plagosur, ashtu siç ka urdhëruar presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan", ka shkruan Kalin.
Mbi 189 persona janë vrarë dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në sulmin vetëvrasës me kamion i cili të shtunën tronditi kryeqytetin somalez Mogadishu.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë, megjithëse sulmet e fundit në Somali janë marrë përsipër nga grupi al-Shabaab.