Halil Demir
09 Shkurt 2017•Përditësim: 09 Shkurt 2017
STAMBOLL (AA) - Në operacionet kundër organizatës PKK/KCK në Stamboll u arrestuan 58 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtarët e forcave të sigurisë të Turqisë pas informacioneve se në ditët e ardhshme pjesëtarët e PKK/KCK do të kryejnë sulm me bombë dhe me armë zjarri, kanë kryer bastisje në 74 adresa në për 75 të dyshuar.
Gjatë bastisjes janë konfiskuar armë, municion, drogë, dokumente, si dhe materiale digjitale të organizatës.