Andaç Hongur
02 Prill 2016•Përditësim: 03 Prill 2016
STAMBOLL (AA) - Tulipani i cili dikur ishte emri i një periudhe të artë të Perandorisë Osmane dhe që ka një vend shumë të rëndësishëm në mitologjitë e lindjes, ka zbukuruar përsëri kryeqytetin e tij, Stambollin, shkruan Anadolu Agency (AA).
Rrugët, parqet, kopshtet dhe sheshet e këtij qyteti përrallorë janë zbukurar me lulen simbol të tij, tulipanin.
Festivali me moton ''Stambolli takohet me tulipanin e tij'' i lançuar në vitin 2005 nga Kryebashkia e Stambollit këtë vit hap dyert për të 11-ën herë.
Në kuadër të këtij festivali në vende të ndryshme historike të Stambollit do të organizohen aktivitete të shumta si ekspozita, simpoziume dhe performanca direkte.
Grupet muzikore vendase, galigrafia, arti i ebru-s si dhe arti mbi xham janë disa aktivitetet e shumta që pritet të organizohen në këtë festival ku nuk do të mungojnë edhe gara të ndryshme sportive dhe konkurse fotografie.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve gjithashtu do të ngihen statuja të veshura me tulipanë, ndërkohë në shumë sheshe dhe parqe do të ketë pika ku do të shiten tulipanë për vizitorët.
- Tapeti i tulipanëve në sheshin e Xhamisë Blu
Tulipani, simboli i Stambollit krahas zbukurimeve të rrugëve, parqeve dhe kopshteve të këtij qyteti do të jetë prezent edhe me një ''tapet'' të dizajnuar me të në sheshin e Xhamisë Blu. 563 mijë tulipanë në 728 metra katrorë do të zbukurojnë motivet e një tapeti madhështorë tulipanësh i cili do të jetë i hapur për vizitorët.