Halil İbrahim Sincar,Selahattin Erol,Serdar Açıl
08 Qershor 2016•Përditësim: 08 Qershor 2016
MARDIN (AA) - Si pasojë e sulmit të kryer nga terroristët e PKK-së ndaj Drejtorisë së Policisë në rajonin Midyat në qytetin Mardin të Turqisë janë plagosur disa persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve paraprake terroristët kanë kryer një sulm me automjet bombë ndaj Drejtorisë së Policisë në Nusaybin të Mardinit.
Në sulm kanë mbetur të plagosur një numër i madh personash, ndërsa në vend ngjarje kanë mbërritur edhe ambulancat.
Ndërkohë nga shpërthimi janë dëmtuar shumë ndërtesa.