Nilay Kar
19 Dhjetor 2017•Përditësim: 20 Dhjetor 2017
STAMBOLL (AA) – Një shërbim i ri taksi i i cili synon të sjellë për klientët një përvojë komforte të bartjes, ka filluar punën të martën në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Automjeti i parë luksoz i cili pushtoi rrugët e Stambollit, është ajo në pronësi të korporatës së taksive nga aeroporti Ataturk.
Taksitë të disejnuara enkas për bartjen më komforte në Stamboll, kanë një kapacitet prej nëntë pasagjerësh, brenda të cilës ka një mini bar, ndërkohë që çmimi i bartjes, siç thonë nga kompania, është dyfishi nga çmimi i taksive normale.
Siç thonë ga kompania, arsyeja e lançimit të këtij lloji të taksi shërbimeve, është bërë si kundërpërgjigje për taksitë e paliçencuara, të cilat bëjnë konkurencë jolojale.
“Synimi ynë është të luftojmë taksitë e paliçencuara. Një arsye tjetër, është se dëshirojmë të detyrojmë taksistët tjerë, të mos caktojnë çmime më të larta për shërbimet e tyre”, deklaroi për AA, Lami As, shofer i njërit të automjeteve luksoze.