Nilay Kar
28 Maj 2019•Përditësim: 28 Maj 2019
Në përpjekjet e Turqisë kundër terrorizmit është neutralizuar një tjetër terrorist i kërkuar në juglindje të vendit, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në mesin e dy terroristëve të neutralizuar në provincën juglindore Siirt, njëri është zbuluar si Naif Maral, i cili është cilësuar në kategorinë e portokalltë të listës së kërkuar të Ministrisë së Brendshme.
"I neutralizuar në operacionin në rrethin e Tillo, Maral, i koduar me emrin "Ferman Gabar", u kërkua me çmim për kokën e tij në vlerë prej 600 mijë lira turke (98,731 dollarë)", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Lista është e ndarë në pesë kategori me ngjyra, me të kuqe si më të kërkuarit, e ndjekur nga e kaltër, e gjelbërt, portokalltë dhe gri.