Aysu Biçer
27 Nëntor 2019•Përditësim: 28 Nëntor 2019
Transportuesi kombëtar turk Turk Airlines pret të arrijë 77 milionë pasagjerë deri në fund të këtij viti, tha sot drejtori ekzekutiv i kompanisë Bilal Ekşi, raporton Anadolu Agency (AA).
"Vitin e kaluar, ne bartëm 75.2 milionë pasagjerë dhe vazhdojmë të rritemi", tha Ekşi, drejtori ekzekutiv i Turkish Airlines.
Ai theksoi se në dhjetor kompania do të fillojë fluturime të reja për në Rovaniemi të Finlandës dhe Xi'an të Kinës.
"Turkish Airlines është rritur gjashtëfish që nga viti 2003", tha ai, duke shtuar se është kompania më e madhe ajrore në botë për sa i përket kapacitetit.
Ekşi shtoi se një pistë e tretë do të ndërtohet në vitin 2020 në Aeroportin e Stambollit.