Ekip
30 Prill 2019•Përditësim: 30 Prill 2019
Zyrtari i lartë i kompanisë ajrore Turkish Airlines, Tuncay Eminoğlu, ka deklaruar se Afrika mbetet prioritet për Turkish Airlines, përderisa transportuesi ajror zgjeron horizontet e saj në të katër anët e botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Eminoğlu tha se transportuesi ajror i Turqisë fluturon në rreth 40 destinacione në Afrikë, e dyta pas Ethiopian Airlines dhe e para në aspektin e ‘shërbimeve kargo’.
“Ne i japim prioritet Afrikës”, u tha Eminoğlu anëtarëve të mediave nga Etiopia që vizituan Stambollin.
Gjatë një udhëtimi dyditor, të organizuar nga Turkish Airlines, pjesëmarrësit kishin mundësinë të vizitojnë vendet historike në Turqi dhe operacionet e Turkish Airlines, duke përfshirë qendrën e saj të trajnimit të fluturimeve.
Në prezantimin për gazetarët, Eminoğlu tha se linja ajrore shënoi rritje të numrit të pasagjerëve prej 12,8 për qind në vitet 2008-2018, tre herë më shumë se mesatarja botërore.
Eminoğlu theksoi se aeroporti ultra-modern i Stambollit, i cili u hap vjeshtën e kaluar, duhet të akomodojë kërkesat në rritje të pasagjerëve dhe ngarkesave në të gjithë botën.
Duke iu referuar qytetit të Stambollit, ai tha se “qendra e Stambollit e Turkish Airlines është më e madhja në botë”.
“Vitin e kaluar 40 milionë vizitorë erdhën në Turqi”, tha ai, duke theksuar lidhjen e ngushtë midis turizmit dhe industrisë së aviacionit, që kompaninë Turkish Airlines e bën të njohur për rritjen dhe zgjerimin e saj.
‘Kargoja turke’, divizioni i mallrave të linjës ajrore, shërben në 86 destinacione, me pjesëmarrjen e saj në treg botëror duke u rritur nga 0,7 për qind në vitin 2010 në 2,22 për qind në vitin 2018.
Aktualisht Turkish Airlines fluturon në 311 destinacione në 124 vende, që shënon një hap të madh nga fillimi në katër destinacione turke në vitin 1993 dhe në 55 vende dhe 103 destinacione në vitin 2003.