Fatih Erkan Doğan
18 Nëntor 2016•Përditësim: 18 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Gjigandi i fluturimeve Turkish Airlines, ka njoftuar për lançimin e linjave ajrore për në Kubë dhe Venezuelë të cilat do të nisin nga 20 dhjetori i këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Havana dhe Caracas do të jenë destinacionet numër 16-të dhe 17-të në kontinentin e Amerikës, pasi kompania më herët vendosi linjat e rregullta ajrore me qytetet Buenos Aires, Sao Paulo, Bogota, Panama, Toronto, Montreal, Chicago, Houston, Los Angeles, New York, Washington, Boston, San Francisco, Miami dhe Atlanta.
Linjat e reja ajrore do të mundësojnë që pasagjerët të vizitojnë Havanën dhe Caracasin me çmime të cilat fillojnë nga 699 dollarë.
Turkish Airlines ofron lirim prej 25 për ulje për destinacionet e reja në kuadër të pakos së saj Miles&Smiles (Milje dhe Buzëqeshje).