Abidin Mutlu Bozdağ
19 Nëntor 2021•Përditësim: 20 Nëntor 2021
Turkish Airlines (THY) ka njoftuar se do të transportojë pasagjerë në gjithsej 253 destinacione në kuadër të planit të fluturimeve të dhjetorit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e postuar në faqen e internetit të Turkish Airlines theksohet se plani i fluturimit të aviokompanisë është përditësuar. Është planifikuar të transportohen pasagjerë në gjithsej 253 destinacione në botë në muajin dhjetor.
"Meqenëse e dimë se sa e vështirë është të planifikosh gjatë kësaj periudhe, me kënaqësi mund t’ju ofrojmë opsione fleksibël udhëtimi. Është e mundur të bëni ndryshime të pakufizuara me biletat tuaja deri më 31 dhjetor të vitit 2021", njoftoi Turkish Airlines.
Turkish Airlines (THY) është ndër aviokompanitë kryesuese në Evropë për nga numri i fluturimeve ditore.